Sylë Ukshini: Serbia jeton në shekullin e XI-të, vazhdon të ëndërrojë për Kosovën

23 korrik 2025 | 09:50

Ish-diplomati Sylë Ukshini tha mbrëmë se Serbia po vazhdon të ëndërrojë për Kosovën.

Ai, në Edicionin Special në Klan Kosova, mbrëmë tha se në zhvillimin e të drejtës ndërkombëtare, Kosova në rrafshin global ka përfaqësuar një moment të ri dhe ka pasur impakt çështja e saj.

“Problemi i Serbisë është që jeton në shekullin 21 me mite të mesjetës. Është një anamoli. Në aspektin juridik {pranimi i Kosovës në GJND} e ka përmbyll çdo tentim të Serbisë për ta krijuar Serbinë e madhe”.

“Një impenjim i madh ka qenë edhe i vet vendeve njohëse, sepse ata e kanë ditur se nëse humbet kjo betejë çështja do të komplikohej. Dhe për këtë arsye ka qenë një angazhim i paparë në GJND ku janë angazhuar edhe Kina e Rusia. Është kapitalizuar në mënyrën më të mirë”, tha Ukshini.

Ndryshe, dje u shënua 15-vjetori i opinionit këshillimor të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, e cila më 22 korrik 2010 konfirmoi se shpallja e pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008 nuk përbënte shkelje të së drejtës ndërkombëtare.

Sipas këtij vendimi, deklarata e pavarësisë nuk shkelte as të drejtën ndërkombëtare të përgjithshme, as Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe as kuadrin kushtetues të përkohshëm të Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
FC Kosova Düsseldorf ka regjistruar një fitore të thellë dhe…