Szoboszlai përforcon RB Leipzig

17 dhjetor 2020 | 16:47

Dominik Szoboszlai edhe zyrtarisht është lojtar i RB Leipzigut.

Këtë lajm e ka konfirmuar vetë klubi i Bundesligës gjermane, i cili ka thënë se sulmuesi anësor hungarez ka firmosur një kontratë pesëvjeçare. Sobozlai do të mbajë veshur fanellën me numër 17.

Te klubi i Leipzigut hungarezi do të transferohet për një shifër prej 20 milionë eurosh dhe ish-klubi i tij Salzburgu do të rezervojë 20 % të rishitjes së tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, të enjten ka kërkuar nga…