
Szunyog: Fokusi duhet të jetë në përmbushjen e ERA II
28 tetor 2020
| 14:09
Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka kërkuar nga institucionet e Kosovës që të fokusohen te implementimi i Agjendës Evropiane të Reformave.
Në tryezën konsultative të Qeverisë me Shoqërinë Civile për prioritetet e Agjendës së Reformave Evropiane (ERA II), Szunyog ai ka thënë se pret që në këtë proces shoqëria civile të luajë rol kyç.
“Fokusi duhet të jetë në përmbushjen e ERA II ku presim që shoqëria civile të luajë rol kyç. Ne presim reforma konkrete dhe solide që përcaktohen me ERA II. Pres që të ecet tutje me procesin e reformatizimit”, ka thënë Szunyog.