Szunyogu i gëzohet lajmit për peticionin: Është vendimtare mbajtja e shpejtë e zgjedhjeve në veri

18 janar 2024 | 12:39

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, Tomas Szunyog është shprehur i kënaqur me iniciativën e qytetarëve në Mitrovicë të Veriut dhe Leposaviq për mbledhjen e nënshkrimeve për largimin e kryetarëve aktualë.

“I kënaqur që serbët e Kosovës po përdorin të drejtën e tyre demokratike të siguruar nga korniza ligjore e Kosovës dhe që filluan mbledhjen e nënshkrimeve të nevojshme për peticionet për heqjen e kryetarëve të komunave në Mitrovicën e Veriut dhe në Leposaviq”, ka thënë ai.

Szunyogu ka bërë thirrje që e njëjta të nisë edhe në Zubin Potok dhe në Zveçan.

“I bëj thirrje autoriteteve të Kosovës në nivel qendror dhe lokal që të sigurojnë të gjithë dokumentacionin e nevojshëm dhe të lejojnë grupet e qytetarëve të iniciojnë mbledhjen e nënshkrimeve edhe në Zubin Potok dhe në Zveçan”, ka thënë ai.

Më tutje, Szunyogu ka thënë se “mbetet vendimtare mbajtja e shpejtë e zgjedhjeve të parakohshme lokale në veri të Kosovës me pjesëmarrjen e pakushtëzuar të serbëve të Kosovës”.

Krijimi i kushteve për mbajtjen e zgjedhjeve nga Qeveria e Kosovës në katër komunat veriore ishte pikë e marrëveshjes së dakorduar në mes të Kosovës dhe BE-së për shtensionimin e situatës në Bratisllavë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shumë klube janë duke u interesuar për sulmuesin shqiptar Armando…