Szunyogu pret që Kosova dhe Serbia ta pranojnë propozimin evropian

24 shkurt 2023 | 12:03

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, Tomas Szunyog, ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia ta pranojnë propozimin evropian dhe të angazhohen në bisedime se si të zbatohet ky plan.

“Dua të argumentojë që çfarëdo që është e nevojshme të thuhet është thënë nga Lajçaku dhe presim që të dyja palët ta pranojnë  propozimin evropian dhe të angazhohen në bisedime se si të zbatohet ai. Është shumë e qartë që ne kemi besuar që marrëveshja është shumë e rëndësishme për integrimin evropian”, ka thënë ai pas nënshkrimit të marrëveshjes financiare IPA 2023, ku Kosova ka përfituar nga BE-ja 75 milionë euro.

Më tutje, ai ka përgëzuar Kosovën për ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare që ka bërë dje.

“Është shumë më rëndësi që Kosova që e ka ratifikuar me mbi 80 vota dhe ky është një interes që të shkojë përpara. Ky është një sinjal shumë i rëndësishëm. Janë duke sjellë përfitime për popullatën e Kosovës. Është një shenjë pozitive dhe vlerësohet nga BE”, ka thënë ai.

Ndërsa zëvendëskryeministri Besnik Bislimi nuk ka dashur ta komentojë takimin që pritet të mbahet në Bruksel më 27 shkurt në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiqi me ndërmjetësimin e BE-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se i…