Do ta rrisim ndikimin e ekonomisë digjitale

27 dhjetor 2017 | 07:11

Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, ka bërë me dije se kjo ministri do ta rrisë ndikimin e ekonomisë digjitale në vend.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se ekonomia digjitale është e ardhmja ekonomike e vendit, duke u zotuar se do t’i mbështesë fuqishëm idetë e reja.

Beqaj ka treguar se në vitin 2018 do të ndërtohet në Prishtinë një qendër e fuqishme e inovacionit dhe ndërmarrësisë.

Në këtë intervistë ministri Beqaj ka shprehur rezervat e tij për vendimin e qeverisë për faljen e borxheve të ambalazhuesve të ujit.

Sipas tij, një veprim i tillë dëmton konkurrencën në treg.

(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, në emisionin “Interaktiv” të KTV-së,…