Ta ruajmë ujin dhe të paguhen borxhet që të kemi ujë 24 orë

15 janar 2018 | 09:46

Kryeshefi i kompanisë së Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”, Ilir Abdullahu, ka bërë me dije se nga falja e borxheve kanë përfituar rreth dy milionë euro.

Sipas tij, borxhi aktual i konsumatorëve që kanë ndaj ujësjellësit është rreth 40 milionë euro.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Abdullahu ka thënë se Ujësjellësi Rajonal “Prishtina” në vitin 2017 ka tejkaluar indikatorët financiarë të paraparë në planin e biznesit si në shkallën e faturimit, inkasimit dhe zvogëlimi të shpenzimeve operative.

Ai ka theksuar se kanë bërë investime afër 50 milionë euro në shtatë vjetët e fundit.

Pavarësisht prej dimrit të thatë, Abdullahu ka thënë se nuk do të ketë problem me furnizim me ujë. Por, u ka bërë thirrje konsumatorëve mos ta keqpërdorin ujin.

(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi i Kosovës sesionin pranveror do ta hapë me dy…