Tabaku dhe Fazliu zgjedhen më të mirët e vitit nga Federata e Sporteve Universitare të Kosovës
Federata e Sporteve Universitare e Kosovës, në praninë e personaliteteve të rëndësishme të sportit, arsimit të lartë, si dhe partnerëve të saj, ka organizuar ceremoninë solemne “Laureatët 2025”, ku janë ndarë çmimet për sportistët, trajnerët dhe të gjithë ata që janë dalluar për sukseset dhe përkushtimin e tyre gjatë një viti të jashtëzakonshëm për sportin universitar.
Gjatë ceremonisë janë ndarë çmimet kryesore të vitit, si sportisti i vitit dhe trajneri i vitit 2025. Këto dy çmime kanë shkuar për xhudon ku “Sportistja e Vitit 2025” është shpallur Laura Fazliu, për suksesin e jashtëzakonshëm në FISU World University Games, Rhine-Ruhr 2025. Ndërsa, çmimi “Trajneri i Vitit” i është dhënë Fatos Tabakut, për kontributin profesional dhe angazhimin e tij në FISU World University Games, Rhine-Ruhr 2025.



