Tahir Lush Berisha, njëri nga pararendësit tipik të UÇK-së

26 maj 2023 | 18:20

Lulëzim ETEMAJ

Ishte viti 1992. Dhuna dhe terrori i Serbisë ndaj shqiptarëve në Kosovë po e arrinin kulmin. Pezmi, mospajtimi dhe revolta, sado të heshtura, të pa dalura ende mbi sipërfaqe, po rriteshin çdo ditë e më tepër.

Nga rinia, spontanisht apo dhe nga radhët e fshehta të organizuara të Lëvizjes Popullore të Kosovës (LPK), themeluesës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në vitin 1994, po gjurmoheshin mënyra dhe mjete tjera, më dinjitoze dhe më efikase, të rezistencës dhe përpjekjës për çlirim dhe liri. Njëri ndër këta të rinj, të guximshëm dhe të përkushtuar gjerë në flijim, ishte edhe Tahir Lush Berisha i fshatit Leshan të Pejës, vendlindjës së themeltarit të Lidhjës së Pejës (23 janar 1899), Haxhi Zeka.

Sot bëhen 31 vjet që kur arsimtari 23 vjeçar, Tahir Lush Berisha, bie dëshmor pas një përballjeje të armatosur që kishte me policinë serbe në fshatin e tij të lindjës, Leshan, pasi që ia kishin ngritur pritën për ta kapur të gjallë. Porse, Tahiri nuk ishte nga ata djem që kapeshin lehtë për së gjalli. Prandaj kishte shpaguar vetën përmes qëndresës së armatosur; kishte lënë prapa një polic serb të vrarë si dhe një tjetër të plagosur. Pushka e qëndresës së tij do të jehoj fuqishëm në të gjithë vendin. Ajo do të përhapej me kujdes dhe siguri, por pandalshëm, si në Dukagjin ashtu dhe në tërë Kosovës, prej liridashësve dhe lirikërkuesve përmes rezistencës së armatosur, djemëve dhe vashave të UÇK-së nga i gjithë Kombi ynë.

Tahir Lush Berisha dëshmoi se edhe shtypësitë serbë mish e gjak e eshtra kishin në trupin e tyre. Se nuk ishin jashtëtokësorë. Dhe se plumbi i rrëzon përtokë.
Tahir Lush Berisha përmes qëndresës dhe flijimit ka fituar pavdekësinë në kujtesën e kombit tonë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri ka bërë të ditur se…