Tahiri: 29 deputetët e LV-së s’mund ta cenojnë mandatin e 91 të tjerëve

30 mars 2020 | 11:51

Zyrtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, po thotë se rrezikimi i mandatit të deputetëve për shkak të kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje për të shkuar në zgjedhje mund të jetë vetëshkatërrues për shtetin. Tahiri ka shkruar në “Facebook” se 29 deputetët e LV-së nuk mund ta rrezikojnë mandatin e 91 deputetëve të tjerë të zgjedhur nga populli.

“Si ka mundësi që për shkak të mosmarrëveshjeve politike të partive në pushtet me u rrëziku mandati i 91 deputetëve, mandat i cili është certifikuar vetëm katër muaj më herët (27.11.2019). Pyetja shtrohet, a është VV shumicë e kualifikuar parlamentare? Përgjigjja është JO. Atëhërë, si ka mundësi që 29 deputetë me cenu mandatin e 91 deputetëve të sapo legjitimuar nga populli”, ka shkruar Tahiri.

Ai ka shtuar se kjo logjikë mund të krijojë precedant të rrezikshëm i cili mund të jetë vetëshkatërrues për demokracinë dhe shtetin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar sot, para pak…