Tahiri: Albin Kurti nuk guxon ta bën gabimin e Edi Ramës

24 nëntor 2021 | 13:50

Ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, ka kritikuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, për rolin që ia ka dhënë Serbisë në Ballkan.

Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar kryeministri shqiptar ia ka dhënë primatin Serbisë në iniciativën rajonale Ballkani i Hapur.

Ajo ka vlerësuar se Kosova dhe kryeministri Albin Kurti nuk guxojnë ta bëjnë një gjë të tillë.

“Takimi i ‘Ballkanit të Hapur’ do të mbahet përsëri sot dhe përsëri në Beograd. Tashmë Edi Rama ia ka dorëzuar Serbisë primatin në lidhje me Ballkanin të cilën Vuqici e ëndërronte, duke anashkaluar faktin se Serbia sot është faktor destablizues në Ballkan, sidomos ndaj Bosnje dhe Hercegovinës, Malit të Zi dhe Kosovës. Kosova dhe Albin Kurti nuk guxojnë ta bëjnë një gabim të tillë. Pa njohjen reciproke mes dy shteteve, Kosovës dhe Serbisë, si çelësi i paqes dhe stabilitetit në rajon, inciativat per bashkëpunime rajonal nuk mund të kenë sukses, përveç që krijojnë hapësirë për protagonizma të liderëve për të mbuluar dështimet e qeverisjeve ne vendet e tyre”, ka shkruar Tahiri.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Reagim i KMDLNj-së Gjatë raportimit para Komisionit Parlamentar për Ekonomi,…