Tahiri: Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës e vulosë rrugëtimin tonë të qëndrueshëm në BE!

24 janar 2024 | 12:18

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës e vulosë rrugëtimin tonë të qëndrueshëm në BE.

“Tash e dy vite të angazhimit tim në delegacionin e Kosovës si anëtar i disa komisioneve dhe pjesëmarrës në grupim politik, e them me përgjegjësi të plotë se anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës e vulosë rrugëtimin tonë të qëndrueshëm në BE. Gjatë kësaj kohe, bashkë me kolegë ishim aktivë në komunikim, diskutim dhe argumentim se pse Kosova duhet të jetë pjesë e këtij institucioni”, ka shkruar Tahiri në “Facebook”.

Ai ka thënë se gjatë kësaj vizite, ka diskutuar në Komitetin për Çështje Politike dhe Demokraci, ku ka theksuar se rrugëtimi i ndërtimit institucional të Kosovës dhe procesi i shtetndërtimit është unik, në vijë të plotë me standardet ndërkombëtare dhe modern pasi që sistemi politik dhe qeverisës është ndërtuat nga fillim shekulli XXI.

“Në Komitetin nga i cili vjen edhe raportuesja për përgatitjen e raportit statutor për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në KiE, theksova se pavarësia jonë është e pakthyeshme, ashtu siç është edhe rruga jonë e integrimit euroatlantik. Theksin e vura edhe te nevoja që qytetarët e Kosovës të kanë qasje tek instrumentet e këtij institucioni, sidomos rreth çështjes së të drejtave të njeriut”, ka deklaruar Tahiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Berat…