Tahiri: Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës po bëhet realitet

24 prill 2023 | 14:52

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së Besnik Tahiri, është duke qëndruar në Këshillin e Evropës (KE)

Tahiri ka treguar se atje do të jetë përgjatë tri ditëve ku do të zhvillohen takime të delegacionit kosovarë me delegacionet anëtare për të kërkuar mbështetje për anëtarësim në KE.

“Për tri ditë do të jemi në Këshillin e Evropës, në sesionin pranveror, ku pritet të ketë shumë takime të delegacionit tonë me delegacione anëtare për të kërkuar mbështetje për anëtarësim. Po ashtu, për pak, në ora 14:30, aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës pritet të jetë në rend dite të takimit të Këshillit ministror të kësaj organizate. Po duket të jetë një ditë shumë e mirë dhe me rëndësi për Kosovën. Ngadalë, anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës po bëhet realitet”, ka shkruar Tahiri në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka marrë pjesë…