Tahiri: Dasma me 10 persona, hajgarja më e madhe që i bëhet gastronomëve

05 prill 2021 | 17:25

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka reaguar pas masave masave anti-Covid, të miratuara sot në mbledhjen e Qeverisë.

Tahiri ka thënë se këto masa për mbyllje do jenë hapje për qarkullim dhe biznes në vendet e rajonit.

“Mbyllja e sotme është hapje dhe qarkullim e mundësi biznesi më shumë për Shkup, bregdetin shqiptar dhe atë malazez. Kurse, dasma për 10 persona është hajgarja më e madhe që i bëhet gastronomisë! Eksperimenti ka nisur”, ka shkruar Tahiri në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
UB i dëshiron punë të mbarë Presidentës dhe Qeverisë së…