Tahiri: Draft-statuti i Asociacionit ka disa probleme serioze, duhet të adresohen në Kushtetuese

07 dhjetor 2023 | 21:48

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka bërë me dije se Kryesia e AAK-së sot ka zhvilluar një diskutim me tone shumë kritike për draft-statutin e Asociacionit.

“Në takim i paraqita komentet e mia në një dokument 8 faqësh, duke theksuar se ky Statut ka disa probleme serioze të cilat duhet të adresohen në Gjykatën Kushtetuese”, ka treguar Tahiri.

Ai ka shtuar se: “Neni 42, Komisioni i Arbitrazhit është i papranueshëm, arsimi dhe shëndetësia si dhe çështjet sociale duhet të rihartohen/përmirësohen nga Gjykata Kushtetuese dhe ‘Super struktura’ të dobësohet, sepse ashtu siç është tani, kjo strukturë organizative është shumë e fuqishme. Në fakt kjo strukturë me këto organe nuk i ngjan Statutit të Asociacionit të Komunave të Kosovës e as modeleve evropiane të Aspciacioneve”.

Sipas tij, në një pjesë të konsiderueshme të këtij dokumenti, gjuha është politike me dykuptimësi dhe mundësi interpretimi të dyfishtë nga palët.

“Në vlerësimin tim, ky është një statut që në mënyrë të sofistikuar ka inkorporuar kompetenca tepër përmbajtësore. Shpresoj që Gjykata Kushtetuese ta bënë punën e vet”, ka thënë Tahiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ende pa filluar jetësimin, hasi në kritika. Masa 1.2 që…