
Tahiri emërohet kryesues i Komisionit ekzekutiv për reformën në fushën e inspektimeve
Qeveria e Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e rregullt sot, në të cilën ka miratuar projektligje, vendime dhe dokumente tjera të fushave të saj të përgjegjësisë kushtetuese dhe ligjore.
Në këtë mbledhje është themeluar Komisioni Ekzekutiv për Reformën në Fushën e Inspektimeve, ku kryesues është emëruar zëvendëskryeministri i parë, Besnik Tahiri, raporton “Epoka e re”.
Ky komision do të koordinojë, drejtojë dhe mbikëqyrë aktivitetet organeve të ndryshme qeveritare që ndërlidhen me reformën e fushës së inspektimeve si një proces me interes nacional.
“Si kryesues i kësaj reforme do të analizohet nevoja mbi inspektimet, realisht se për cilat dhe çfarë inspektimesh (në cilat fusha) ka nevojë shteti i Kosovës. Reforma në fushën e inspektimeve është e domosdoshme duke përcakfuar fushëveprimin e tyre, selektimin e inspektimeve dhe inspektorateve në një vijë të qartë llogaridhënëse”, ka thënë Tahiri.
Komisioni Ekzekutiv për Reformën në Fushën e Inspektimeve ka këtë përbërje:
Zëvendëskryeministri i parë – kryesues
Ministri i MTI-së – zëvendëskryesues
Ministri i MPB-së – anëtar
Sekretari i Përgjithshëm, MAPL -anëtar
Drejtori i Zyrës për Planifikim Strategjik, ZKM – anëtar
Drejtori i Zyrës Ligjore, ZKM – anëtarë
Drejtori i Departamentit Ligjor, MTI – anëtar
Drejtori i Departamentit të Buxhetit, MF – anëtar
Drejtori i Departamentit Ligjor, MAPL – anëtar.