
Tahiri: Hipokrizia e deputetit Kurti e mori në qafë Kosovën
17 qershor 2025
| 11:52
Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, i cili dje ka akuzuar për shkelje të Kushtetutës deputetët e partive që deri dje kanë qenë në opozitë.
Ajo ka bërë me dije se kjo është një hipokrizi, duke rikujtuar se vet Kurti është duke e shkelur Kushtetutën e Kosovës.
Tahiri në “Facebook” ka shkruar se Kurti e mori në qaftë Kosovën.
“Kur shkelësi i Kushtetutës kritikon shkeljet e saj – hipokrizia e deputetit Kurti e mori në qaf Kosovën…”, ka shkruar Tahiri.