Tahiri i AAK-së, një vargmal kritika për qeverinë Kurti

14 prill 2021 | 12:33

Sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka vlerësuar  se Qeveria Kurti është duke bërë “zhurmë si tupan, e punët nuk i ka kërkah”.

Tahiri në një konferencë për medie e ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për mosprezantimin e programit qeverisës dhe për pjesëmarrjen e Vetëvendosjes në fushatën zgjedhore në Shqipëri.

“Sot janë bërë dy muaj prej kur kanë përfunduar zgjedhjet dhe Qeveria Kurti është duke qeverisur pa program. Po e shohim që kjo qeveri është e pushtetit dhe jo e shtetit. Po shihet se kjo qeveri e ka zhurmën e madhe e punët kërkah. Zhurmën si tupan e punët kërkah. Po e shohim se po ka kohë të shkojë në fushata në Shqipëri, vendin ta mbyll dhe mos të merret me detyrat prioritare dhe të qeverisë me një program që është transparent dhe i mbikëqyrur nga Kuvendi”, ka thënë Tahiri.

Ndërsa nënkryetarja e AAK-së, Teuta Haxhiu, ka thënë se problemet në shëndetësi dhe në ekonomi nuk i lejojnë komoditet qeverisë së re.

“AAK-ja me vëmendje po i  përcjell zhvillimet e para të qeverisë. Në rrethana ideale ne do të kishim durimin për të mos kritikuar veprimet e tre muajve të parë. Ishte e qartë se cilado forcë politike që do ta formonte qeverinë do të përballej me sfidat e shumta që kërkojnë lidership energjik dhe të vëmendshëm. Shëndetësia dhe ekonomia nuk lejojnë komoditet as për qeverinë e as për opozitën”, ka thënë ajo, duke kritikuar Qeverinë Kurti për mbylljen e gastronomisë dhe për vendosjen e orës policore.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Para Gjykatës Themelore në Prishtinë të mërkurën janë paraqitur katër…