Tahiri inkurajon gjyqtarët për angazhim më të madh në zbatimin efikas të drejtësisë

01 dhjetor 2018 | 16:46

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka thënë se viti që po lëmë pas, ishte vit domethënës për gjyqësorin në shumë drejtime. 

“Jam i lumtur që kam arritur të ndihmoj dialogun për rritjen e buxhetit të KGJK-së, për shtimin e numrit të bashkëpunëtorëve profesional dhe për rritjen e investimeve në gjyqësor. Jam po ashtu shumë mirënjohës për dialogun që kemi ndërtuar në kuadër të agjendës ‘Drejtësia 2020’ si një mekanizëm koordinues që me masa konkrete do t’i jap fund tranzicionit në drejtësi. Megjithatë, kemi ende shumë punë para vetës”, ka shkruar Tahiri në llogarinë e vet në “Facebook”.

Ai ka thënë se ligjet e reja që janë miratuar kërkojnë zbatim efikas, kërkojnë luftim të krimit të organizuar dhe korrupsionit, mbrojtje të sinjalizuesve që ekspozojnë dëmin ndaj interesit publik, zgjidhje të shpejtë të rasteve dhe mbi të gjitha konfiskim të pasurisë së paligjshme.

“Fusha në të cilat pa dyshim, rolin kryesor e ka pikërisht gjyqësori. Në Konferencën Vjetore të Gjykatave, inkurajova gjyqtarët për angazhim edhe më të madh në mbrotje të ligjshmerisë, në zbatim efikas të drejtësisë, në transparencë, llogaridhënie dhe mbi të gjitha në pavarësi të plotë. Unë besoj në punën e gjyqësorit, dhe ftoj gjyqtarët që me kompetencë dhe profesionalizëm të ndikojnë çdo ditë që puna e tyre të shërbejë si fakt, mbi të cilin besojnë të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës”, ka thënë ministri Tahiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot është 29 vjeç dhe vetëm para katër vitesh, kur…