Tahiri: Integrimin e Kosovës në BE e pengojnë Vuçiqi dhe Kurti

28 shkurt 2018 | 21:44

Sipas ministrit të Drejtësisë, Abelard Tahiri, kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, po e pengon integrimin e Kosovës drejt BE-së në të njëjtën linjë me kryetarin serb Aleksandar Vuçiq.

Ai i vlerësoi si dy pengesa, një nga jashtë e një nga brenda.

“Janë dy pengesa, njëra nga jashtë dhe njëra nga brenda. Është kryetari i Serbisë i cili padyshim që e pengon çdo rrugë të integrimit të Kosovës dhe kryetarin e LVV-së i cili në linjë të njëjtë e pengon integrimin e Kosovës”, ka thënë ministri Tahiri.

Tahiri i bindur theksoi se për Kosovën kushti i vetëm për liberalizim të vizave është ratifikimi i demarkacionit.

Sipas tij, lufta ndaj korrupsionit dhe sundimi i ligjit nuk mund të jetë më kusht.

“Ne kemi bërë progres të mjaftueshëm dhe kjo çështje nuk është diçka që mund ta shohim çdo ditë në media sepse është çështje sensitive”, u shpreh ai në “Rubikon” të “KTV”-së.

Ministri Tahiri tha se gjatë ditës së sotme presidenti Thaçi dorëzoi një raport i cili dëshmon një progres të tillë zyrtarëve të Komisionit Evropian.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ministrja e Dialogut, njëherësh kryetare e Alternatives Demokratike të Kosovës…