
Tahiri kërkon nga Kuvendi i Kosovës të miratojë platformë për dialogun me Serbinë
28 prill 2021
| 11:22
Ish-ministrja për Dialogun, Edita Tahiri, duke komentuar planet e fundit në lidhje dialogun Kosovë-Serbi, ka kërkuar nga Kuvendi i Kosovës që ra miratojë një platformë për këtë proces.
Ajo ka thënë se në këtë platformë do të duhej të përcaktohen vijat e kuqe të Kosovës në raport me dialogun me Serbinë.
“‘Shtatë persona ndjekin autorin’ është titulli i romanit të Ramiz Kelmendit, por në kontekstin aktual vlen pikërisht për planet pa autorë që janë shfaqur mbi qiellin e Ballkanit dhe të dialogut Kosovë-Serbi. Një përgjigje që mund ta jep Kosova është miratimi i një platforme me vija të kuqe nga Parlamenti i Kosovës”, ka shkruar Tahiri në llogarinë e vet në “Facebook”.