Tahiri kritikon ambasadorin e Gjermanisë dhe Francës: Të kërkojnë nga Serbia heqjen e Kosovës nga Kushtetuta

29 maj 2025 | 10:16

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka kritikuar ambasadorët e Gjermanisë dhe Francës në Kosovë, të cilët dje kanë kërkuar formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Ajo ka thënë se diplomatët perëndimorë duhet të kërkojnë që Serbia ta heq Kosovën nga kushtetuta e saj.

Tahiri ka shkruar në “Facebook” se BE-ja nuk duhet të jetë e njëanshme në procesin e dialogut.

“Dy ambasadorë, i Gjermanisë dhe Francës po kërkojnë Asociacionin nga Kosova – ata duhet të kërkojnë që Serbia ta heq Kosovën nga Kushtetuta e saj – me diplomaci të njëanshme.. Nuk ec para dialogu – ndërsa diplomacia jonë ka qenë në gjumë gjithë kohës sa ishte kjo qeveri që shkoi..”, ka shkruar Tahiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-eprori i UÇK-së, Binak Gashi u ka bërë thirrje popullit…