Tahiri, Kurtit për asociacionin: A po e marrim apo e lajmë?

13 shkurt 2023 | 14:40

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Ableard Tahiri, ka folur para deputetëve të Kuvendit të Kosovës lidhur me marrëveshjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Ai ka thënë se kryeministri Albin Kurti nuk është në një pozitë të favorshme.

“Në rrethanat që jemi tash nuk jemi në favor të nënshkrimit të një marrëveshje. Arritja e një marrëveshje finale me Serbinë do na mundësonte anëtarësimin në OKB. Pra, është më rëndësi të na thotë se anëtarësimi në OKB”, ka thënë Tahiri.

Më tutje, Tahiri ka thënë se çfarë përfiton Kosova nga nënshkrimi marrëveshjes.

“A është plani franko-gjerman prodhim i dy viteve negociata? Cila është perspektiva jonë, benefitet tona nga marrëveshja? Për Serbinë po e dimë që do i hapet rruga evropiane. Cili është pozicioni jonë, a po e marrim apo e lajmë”, ka thënë Tahiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në vazhdën e angazhimeve të Qeverisë së Kosovës për ngritjen…