Tahiri: Ligjit për Zyrtarët Publik dhe Ligjit të Pagave i kanë mbetur edhe dy ditë afat për adresim në Gjykatën Kushtetuese

29 dhjetor 2022 | 10:19

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Besnik Tahiri ka rikujtuar se vetem edhe dy ditë ka afat adresimi i Ligjit për Zyrtarët Publik dhe Ligjit të Pagave që të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese.

Tahiri ka thënë se AAK-ja, Ligjin për Zyrtarët Publik dhe Ligjin e Pagave nuk do ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese deri sa nuk dihet vlera e koeficientit, pra deri sa nuk kuptohet sa është rroga e një zyrtari publik.

“Ky ligj, nuk duhet, edhe një herë të kthehet në pikën zero, pasi që rrezikon të prodhojë pasoja të pariparueshme, por duhet gjithësesi të kontestohen  në Gjykatë së paku dy probleme: 1) ulja e pagave në Sistemin e Gjyqësorit dhe 2) diskriminimi i administratës publike i komunave në raport me rritjen e pagave dhe kategorizimin e të emëruarve politikë. Të dy pikat janë çështje serioze për Gjykatën Kushtetuese”, ka shkruar Tahiri në llogarinë e vet në “Facebook”.

Njoftimi i plotë:

Ligjit për Zyrtarët Publik dhe Ligjit të Pagave i kanë mbetur edhe dy ditë për adresim në Gjykatën Kushtetuese.

Ligjin e Pagave, AAK-ja nuk do ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese deri sa nuk dihet vlera e koeficientit, pra deri sa nuk kuptohet sa është rroga e një zyrtari publik. Ky ligj, nuk duhet, edhe një herë të kthehet në pikën zero, pasi që rrezikon të prodhojë pasoja të pariparueshme, por duhet gjithësesi të kontestohen  në Gjykatë së paku dy probleme: 1) ulja e pagave në Sistemin e Gjyqësorit dhe 2) diskriminimi i administratës publike i komunave në raport me rritjen e pagave dhe kategorizimin e të emëruarve politikë. Të dy pikat janë çështje serioze për Gjykatën Kushtetuese.

Ligji për Zyrtarët Publik duhet të shkojë në Gjykatën Kushtetuese tash, pasi që i njëjti vendos kontrollin partiak mbi administratën, duke rrezikuar në plotësi reformat, me shpërfillje ndaj komenteve të SIGMA-së dhe BE-së. Me këtë rast, AAK është në koordinim dhe i bashkohemi bllokut opozitar për të ngritur çështje kushtetuese, e për ta kthyer në binarë këtë proces.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka njoftuar se pika kufitare në Merdare…