Tahiri: Marrëveshja ekonomike në Uashington, të ketë kornizë të qartë politike

04 shtator 2020 | 12:46

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri ka thënë se nëse në takimin e Uashingtonit arrihet ndonjë marrëveshje ekonomike në mes Kosovës dhe Serbisë, ajo duhet të ketë korniza të qartë politike.

Ajo ka thënë për “Epokën e re”, se një marrëveshje ekonomike pa aspektin bilateral shtetëror, do të cenonte shtetësinë e Kosovës. “Nëse do të ketë marrëveshje ekonomike, ajo marrëveshje duhet të ketë kornizë të qartë politike. Pra, të jetë marrëveshje mes dy shteteve të pavarura dhe sovrane. Këtë po e theksoj, sepse nëse do të kemi një marrëveshje vetëm ekonomike, pa aspektin bilateral shtetëror, atëherë do të ishte një marrëveshje e cila do ta cenonte shtetësinë e Kosovës”, ka deklaruar ajo.

Sipas saj, marrëveshje të tilla janë ato të  nënshkruara në Gjermani me ndërmjetësimin e emisarit të posaçëm të presidentit të ShBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell. “Po e them këtë sepse janë bërë disa marrëveshje në Gjermani me ndërmjetësimin amerikan, pra ato dy-tri marrëveshjet ekonomike, ku në bazë të dokumenteve që kam lexuar, i mungon aspekti politik i definimit që këto janë marrëveshje mes dy shteteve të pavarura dhe sovrane. Në Gjermani kanë ndodhur, mirëpo në këtë fazë nuk duhet të ndodhë, sepse një gjë e tillë do ta dëmtonte shtetasin e Kosovës. Ky do të ishte dështim i punës së delegacionit të Kosovës”, ka deklaruar Tahiri.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Julian Deda dhe bashkëshortja e tij Armanda Duma kurorëzuan dashurinë…