Tahiri: Marrëveshja ShBA-Iran lajm i mirë për paqen dhe ekonominë globale
15 qershor 2026
| 10:46
Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes së paqes në mes të ShBA-së dhe Iranit, e cila pritet të nënshkruhet të premten.
Sipas saj, kjo marrëveshje hap një epokë të re paqeje, stabiliteti dhe prosperiteti për Lindjen e Mesme dhe Libanin, pas një periudhe të gjatë tensionesh.
Tahiri ka theksuar se kjo marrëveshje është lajm i mirë edhe për ekonominë globale, duke përmendur rihapjen e ngushticës së Hormuzit si një faktor me rëndësi për tregtinë dhe energjinë botërore.



