Tahiri: Mazhoranca është në krizë, zgjedhjet e reja janë opsion

30 nëntor 2021 | 12:36

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka deklaruar se mazhoranca parlamentare ka hyrë në një krizë të thellë.

Ai ka thënë se kjo krizë po reflektohet me dështime të mbajtjes së mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

“Mazhoranca i ka dy drejtime, ose ta kthejë mandatin te populli ose të qeverisë. Kemi një abstenim nga qeverisja. I bëjmë thirrje mazhorancës që e kanë marrë mandatin të kthehen, të jenë më të ndërgjegjshëm me mandatin dhe ta tejkalojmë krizën”, ka deklaruar ai.

Sipas tij, shumica parlamentare është futur në krizë pas zgjedhjeve lokale.

“Ngërçi parlamentar do të zgjidhej më së mirë me zgjedhje të reja dhe meqenëse kemi hyre në një krizë të njëpasnjëshme të Kuvendit të Kosovës, siç duket mazhoranca është në një krizë të thellë pas zgjedhjeve të 14 nëntorit po shohim që nuk e kanë vullnetin me Qeverisë”, ka deklaruar Tahiri.

Tahiri ka treguar se për anulimin e mbledhjes së sotme të Kryesisë së Kuvendit është njoftuar në momentin e fundit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
BB VIP - Gjatë lojës “Përgjigju ose pi”, Beatrix e…