Ka fantazuar seksualisht për Donaldin? Aktori nxit këngëtaren të përgjigjet: Thuaje, kushdo që të jetë

30 nëntor 2021 | 12:36

BB VIP – Gjatë lojës “Përgjigju ose pi”, Beatrix e ka pranuar hapur se ka pëlqim për Donaldin, e gjithashtu se ka fantazuar për të.

Pjesë nga biseda:

Donaldi: Trego emrin e djalit ose vajzës për të cilin ke fantazuar Brenda shtëpisë.

Beatrix: Mund të kem patur nja dy…

Donaldi: Hë thuaje. Çfarëdolloj gjëje që të jetë, kushdo që të jetë.

Në këtë moment Beatrix i jep dorën Donaldit, duke nënkuptuar se është ai për të cilin ajo ka fantazuar.

Këngëtarja ktheu përgjigje në të njëjtën mënyrë që aktori ktheu përgjigje kur u pyet se “cili ishte personi që e tërheq më shumë seksualisht”. Pa përmendur asnjë emër Donaldi i kapi dorën Beatrix dhe e shikonte në sy që t’i thoshte se je ti.

Pas mbaruan lojën, ata janë larë sërish në dush së bashku duke u shfaqur gjithnjë e më të afërt. Ndërkohë, po mbrëmjen e djeshme ishte Donaldi ai që e pranoi pëlqimin ndaj Beatrix në një bisedë me Einxhel.

“E di. Gjërat e mia i kam sqaruar me të gjithë, mua ajo goca më pëlqen, më pëlqen shumë dhe unë dua ta shijoj shumë këtë gjë, nuk dua që ta vë në siklet”, tha Donaldi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
BB VIP – Beatrix dhe Donaldi kanë disa ditë që…