Tahiri merr pjesë në konferencën për administratë lokale dhe decentralizim në Jordani (video)

22 dhjetor 2023 | 13:51

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka marrë pjesë në konferencën për administratën lokale dhe decentralizimin e mbajtur në Mbretërinë e Jordanisë.

Tahiri ka thënë se decentralizimi nuk ka një formulë që i përshtatet çdo sistemi politik dhe qeverisës.

“Decentralizimi është një trend global, i cili po eksperimentohet në më shumë se 85 vende të botës në kërkim të modeleve, mënyrave dhe qasjeve të duhura për kontekste të vendeve specifike. Pra nuk ka një formulë apo model që i përshtatet secilit sistem politik dhe qeverisës. Konteksti politik, i sigurisë dhe ai ekonomik ka rëndësi të veçantë në përkufizimin e modelit adekuat të decetralizimit”, shkruar Tahiri në “Facebook”.

Postimi i plotë i Tahirit:

Isha shumë i nderuar të prezantoj konceptet dhe qasjet më të mira ndërkombëtare në lidhje me procesin e decentralizimit, në konferencën që kishte për temë – administratën lokale dhe decentralizimin në Mbretërinë e Jordanisë. Diskutimet me senatorë, deputetë, anëtarë të Këshillave të Guvernatorit dhe përfaqësues të shoqërisë civile ishin të hapura dhe produktive.

Në nisje të fjalës sime, në cilësinë e ekspertit ndërkombëtar, deklarova se nuk di të ketë një përkufizim të vetëm për decentralizimin, megjithatë, për mua definicioni i decentralizimit është transferimi i pushtetit nga autoritetet qendrore në nivele më të ulëta, në një hierarki institucionale dhe territoriale.

Në fakt decentralizimi është një trend global, i cili po eksperimentohet në më shumë se 85 vende të botës në kërkim të modeleve, mënyrave dhe qasjeve të duhura për kontekste të vendeve specifike.

Pra nuk ka një formulë apo model që i përshtatet secilit sistem politik dhe qeverisës. Konteksti politik, i sigurisë dhe ai ekonomik ka rëndësi të veçantë në përkufizimin e modelit adekuat të decetralizimit”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anthony Joshua pranon se “nuk ka të ardhme” nëse nuk…