Joshua i vetëdijshëm se ka vetëm një mundësi: Nëse humbas, nuk kam të ardhme

22 dhjetor 2023 | 13:49

Anthony Joshua pranon se “nuk ka të ardhme” nëse nuk arrin të mundë Otto Wallin në “ditën e llogarisë”, në mbrëmjen magjike të boksit që do të zhvillohet më 23 dhjetor në Arabinë Saudite.

Dy herë kampioni i botës synon të fitojë luftën e tij të tretë të vitit 2023, pasi tashmë ka fituar ndaj Jermaine Franklin Jr dhe Robert Helenius më herët. 34-vjeçari britanik e kupton se humbja mund të jetë e dëmshme për të ardhmen e tij në këtë sport. Ai tha në konferencën për shtyp: “Unë e di se ku po shkoj në jetën time, por duhet të them se kjo është një pikë kontrolli dhe nëse nuk e kaloj këtë, nuk ka të ardhme. Kështu që, jam plotësisht i fokusuar në duelin ndaj Otto Wallin dhe duke bërë punën time”. “Me zemrën, shpirtin dhe çdo qelizë në trupin tim të fokusuar te dueli ndaj Otto Wallin dhe duke

ditur se çfarë mund të bëj. Synoj të bëj një duel të mirë. Jam këtu për të dueluar, dua të performoj mirë dhe të bëj atë presion mbi veten time sepse dua të fitoj. Kam atë dëshirë për të fituar dhe dua të lëndoj edhe kundërshtarin tim”, ka thënë Joshua.

Boksieri suedez Wallin, 33 vjeç, ka vetëm një humbje në karrierën e tij, kur humbi ngushtë nga Tyson Fury në 2019. Që nga ajo kohë i ka fituar të gjashtë duelet e tij. Ai u zotua se do të fitojë të shtunën: “Është një sfidë dhe një mundësi e madhe. Kam punuar shumë për të qenë këtu dhe tani është koha për të shijuar momentin, për të fituar luftën dhe për të ecur përpara”. /Telesport/

Duelet e 23 dhjetorit:

Anthony Joshua – Otto Wallin
Deontay Wilder – Joseph Parker
Daniel Dubois – Jarrell Miller
Dmitrii Bivol – Lyndon Arthur
Arslanbek Makhmudov – Agit Kabayel
Jai Opetaia – Ellis Zorro
Filip Hrgovic – Mark De Mori
Frank Sanchez – Junior Fa

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka…