Tahiri: Në darkën me Kurtin s’kemi bërë plane për bashkëqeverisje, diskutimet ishin rreth zgjedhjeve

23 maj 2024 | 20:32

Darka e 13 majit mes kreut të PDK-së, Memli Krasniqi me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti po vazhdon të diskutohet shumë në opinion publik.

Mes atyre që ishte prezentë atë tavolinë ishte edhe shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri i cili këtë të enjte ishte i ftuar edhe nga autori i emisionit “Frontal” për të diskutuar rreth atij takimi.

Tahiri u shpreh se ajo darkë nuk u kurorëzua me një marrëveshje për ndonjë koalicion të ardhshëm qeveritar.

“Jo, s’ka marrëveshje. Kjo darkë nuk ka ndodhur për bashkëqeverisjen e ardhshme me LVV-në. Aty kemi diskutuar për agjendën parlamentare, ne iu kemi përgjigj ftesës se vazhdimisht kërkojmë zgjedhje, nga korriku i vitit të kaluar kemi kërkuar që Kuvendi të shpërndahet dhe vendi t’u drejtohet kutive të votimit. E tani nga ajo ditë në Kosovë diskutohet vetëm për zgjedhje, komplet ajo darkë ka shku duke diskutuar për mundësitë e shkuarjes në zgjedhje”, ka thënë deputeti i PDK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kolegji AAB ka organizuar një ceremoni të veçantë me rastin…