Tahiri: Nëntë vjet më parë Kosova mposhti Serbinë në planin ndërkombëtar

22 korrik 2019 | 16:02

Ish-ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka thënë se vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare për Drejtësi (GjND) ka vërtetuar se pavarësia e Kosovës dhe kufijtë e sajë janë legale dhe legjitime.

Ajo ka thënë se vendimi i GjND-së ishte fitore historike për Kosovën, e cila ka mposhtur Serbinë në planin ndërkombëtar.

“Sot 9 vjet nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare për Drejtësi që vërtetoi se pavarësia e Kosovës dhe kufijtë e sajë janë legale dhe legjitime. Kjo ishte një tjetër fitore historike e Kosovës e cila e mposhti Serbinë në planin ndërkombëtar. Një fitore tjetër ishte vendosja e kufirit ndërshtetëror mes Kosovës dhe Serbisë në dialogun e Brukselit, në vitin 2011. I dhamë vulën kombëtare dhe ndërkombëtare shtetit tonë, Kosovës, pas 100 vjet luftë dhe sakrificash biblike të shqiptarëve”.

“Pas gjithë këtyre fitoreve kolosale, si guxuan disa zëra të flasin për prekjen e kufijve të Kosovës? A nuk e menduan se këta kufij dhe ky shtet janë të shenjtë për neve dhe ato i mbrojmë çdo herë me të gjitha mjetet. Ne jo vetëm mposhtem këto ide të rrezikshme që u shfaqen kohëve të fundit, por do t’i mposhtim çdo herë dhe në çdo rrethanë”, ka shkruar Tahiri në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, në vazhdën e…