Tahiri: Nga zyra e qeverisë nuk mbrohen kufijtë

09 gusht 2020 | 15:57

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka kritikuar reagimin e institucioneve ndaj futjes së xhandarmerisë serbe në territorin e Kosovës.

Ajo ka vlerësuar se reagimi i qeverisë ishte i zbehtë ndaj këtij rasti, duke shtuar se nga zyra e qeverisë nuk mbrohen kufijtë.

Sipas saj, me futjen e xhandarmerisë serbe në Karaçevë te Kamenicës, Serbia shkeli haptazi kufirin me Kosovën. “Përpjekjet sekrete për të prekur kufijtë e  Kosovës dështuan. Këto ditë Serbia shkeli haptazi kufirin në Karaçevë. Reagimi i institucioneve ishte i zbehtë, mbeti vetëm në fjalë. Nga zyra e qeverisë nuk mbrohen kufijtë”, ka shkruar Tahiri.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dallas Maverick është rikthyer te fitorja, teksa ka arritur të…