
Tahiri nuk e komenton iniciativën për shfuqizimin e Gjykatës Speciale
12 janar
14:13
Ministri i Drejtësisë (MD), Abelard Tahiri, ka thënë se nuk dëshiron ta komentojë qëndrimin e deputetëve të partisë së tij, PDK-së, sa i përket Ligjit për shfuqizimin e Gjykatës Speciale.
Tahiri ka vlerësuar se një gjë të tillë u takon deputetëve, derisa ka shtuar se ai punon me ligjet në fuqi.
“Kjo është një nismë politike që unë assesi nuk pranoj ta komentoj”, ka thënë Tahiri gjatë vizitës që ka realizuar në Qendrën e Paraburgimit në Gjilan, shkruan gazeta “Metro”. Ai ka shtuar se është i thirrur që të respektojë çdo ndryshim kushtetues.
LIVE: Ministri Tahiri vizitë në Qendrën e Paraburgimit në Gjilan
Posted by Gazeta Metro on Freitag, 12. Januar 2018