Tahiri: Pacientja me coronavirus kishte ardhur nga Norvegjia, e gjithë lagjja e saj do të vendoset në karantinë

24 mars 2020 | 22:24

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka njoftuar se pacientja e cila ka rezultuar pozitiv me coronavirus ka qenë e njohur për shtabin emergjent komunal dhe IRSHP, Mitrovicë.

Kryetari Tahiri ka treguar se pacientja ka qenë në Norvegji dhe është kthyer në Kosovë më datën 14 mars.

“Sonte është konfirmuar rasti i parë më Coronavirus Covid-19 në Komunën e Vushtrrisë. Pacientja ka qenë e njohur për Shtabin emergjent komunal dhe IRSHP Mitrovicë. Pacientja është kthyer me datë 14.03.2020, në Kosovë nga një vizitë tek të afërmit e saj në Norvegji. Nga data 19.03.2020, e njëjta është përcjellë çdo ditë nga IRSHP Mitrovicë dhe stafi i QKMF-së në Vushtrri. Pacientja dhe familja e saj kanë qenë në vet izolim, ndërsa nuk ka pasur simptoma të dyshimta për Covid-19. Po ashtu nga data 19.03.2020, janë gjurmuar kontaktet e pacientes dhe janë udhëzuar të vet izolohen. Pacientja sot është përcjellë nga ekipi i QKMF-së në Vushtrri për analiza në Klinikën Infektive ku ka rezultuar pozitiv me Coronavirus Covid-19”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

Mes tjerash ai ka thënë se “ky rast është izoluar dhe nuk ka vend për panik dhe shqetësim si dhe nuk paraqet rrezik për rrethin”.

Po ashtu ai ka njoftuar se lagjja e pacientes do futet në karantinë.

“Shtabi komunal ka marrë vendim që të futet menjëherë në karantinë lagja ku gjendet shtëpia e pacientes, rruga ‘Hashim Kolla’ dhe rrugët përbri saj. Po ashtu ekipet komunale bashkë me IRSHP po marrin masa për dezinfektim të asaj hapësirë. Qyteti i Vushtrrisë i ka marrë të gjitha masat për parandalim të përhapjes së Coronavirus dhe ftojmë qytetarët që bashkë të mposhtim këtë armik të padukshëm. Prandaj, ftojmë qytetarët që të rrinë në shtëpi të mos kenë frikë, Zoti është me ne”, vijon shkrimi tij.

Ndryshe, deri më tani në Kosovë 63 persona janë prekur me coronavirus.

Qytetarë të dashur të Vushtrrisë, Sonte është konfirmuar rasti i parë më Coronavirus Covid-19 në Komunën e Vushtrrisë….

Gepostet von Xhafer Tahiri am Dienstag, 24. März 2020

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Studentët e programit “Gjeodezi” në kuadër të Universitetit të Prishtinës…