Tahiri: Paga mesatare në sektorin publik duhet të jetë 1 000 euro

12 shkurt 2024 | 13:12

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit nuk janë trajtuar tema jetike.

“Më 14 shkurt 2021 ka qenë dita kur fitoi Vetëvendosje. Të enjten kur edhe kemi seancë, hyjmë në vitin e katërt të kësaj qeverie. Janë disa tema jetike për AAK-në të cilat do t’i ngrisim përmes 3 iniciativave”, ka thënë Tahiri.

Ai ka thënë se kanë mbledhur nënshkrimet për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme për Ligjin e sigurimeve shëndetësore.

Më tutje, ai ka thënë se AAK-ja do të merret me pagat në sektorin publik, duke shtuar se paga mesatare duhet të jetë 1 000 euro.

“Kemi mbledhur nënshkrimet për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme për ligjin e Sigurimeve Shëndetësore. Mos e bë Zot me iu sëmurë dikujt prindi apo fëmija, krejt kursimet duhet me i shkri, me hy në borxh për shërimin. Paga në sektorin publik – Me ligjin e Pagave dhe ka të bëjë me iniciativën tonë që e kemi nisur javën e kaluar, për amandamentimin e Ligjit të pagave. Mendojmë që në sektorin publik paga mesatare duhet të jetë 1 000 euro, një drejtor nuk guxon me pas rrogën nën 1000. Dhe me Ligjin për pagën minimale në sektorin privat dhe në momentin kur kjo iniciativë të përfundojë atëherë të veprojmë me amandamentimin e Ligjit për pagën minimale”, ka thënë Tahiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut,  Bujar…