Tahiri para Oborrit Mbretëror në Jordani prezantoi analizën për procesin e decentralizimit (Video)

14 shkurt 2019 | 13:54

Koordinator nacional për reforma shtetërore, Besnik Tahiri, ka prezantuar para Oborrit Mbretëror në Jordani analizën lidhur me procesin e decentralizimit dhe ofrova rekomandime për hapat që duhet ndjekur ky vend.

“Në kuadër të angazhimit në cilësinë e këshilltarit të lartë të NDI Amerikan për Jordani, prezantova para Oborrit Mbretëror, Ministrave dhe Parlamentarëve analizën lidhur me procesin e Decentralizimit dhe ofrova rekomandime për hapat që duhet ndjekur. Analiza profesionale bazohet në përmbledhjen e të gjeturave të dala nga takimet konsultative nëpërmjet platformës nacionale të dialogut për decentralizim që janë hartuar nga akterët vendorë, partnerët ndërkombëtarë dhe shoqëria civile”, ka shkruar Tahiri në llogarinë e vet në “Facebook”.

Tahiri ka thënë se institucionet e Jordanisë duhet të punojnë për implementimin e platformës për decentralizim.

“Referuar në analizën theksova se Këshilli ndër-ministror qeveritar ka paraqitur një plan me rezultate të qarta që pritet të zbatohen gjatë vitit 2019. Në rend të dytë theksova se Parlamenti dhe Qeveria duhet të bashkëpunojnë ngushtë në diskutimet për amendamentimin e legjislacionit dhe po ashtu domosdoshmërinë që i gjithë procesi të vazhdojë të ndiqet nëpërmjet platformës nacionale të dialogut për decentralizim. Duke përmbyllur se një proces i strukturuar mirë i dialogut në mes institucioneve dhe qytetarëve është instrument kyç për të prodhuar politika të mirë informuara në pronësi të publikut dhe rritjes së besueshmërisë në proces”, ka shkruar Tahiri.

/Epoka e re/

Në kuadër të angazhimit në cilësinë e këshilltarit të lartë të NDI Amerikan për Jordani, prezantova para Oborrit Mbretëror, Ministrave dhe Parlamentarëve analizën lidhur me procesin e Decentralizimit dhe ofrova rekomandime për hapat që duhet ndjekur.Analiza profesionale bazohet në përmbledhjen e të gjeturave të dala nga takimet konsultative nëpërmjet platformës nacionale të dialogut për decentralizim që janë hartuar nga akterët vendorë, partnerët ndërkombëtarë dhe shoqëria civile.Referuar në analizën theksova se Këshilli ndër-ministror qeveritar ka paraqitur një plan me rezultate të qarta që pritet të zbatohen gjatë vitit 2019. Në rend të dytë theksova se Parlamenti dhe Qeveria duhet të bashkëpunojnë ngushtë në diskutimet për amendamentimin e legjislacionit dhe po ashtu domosdoshmërinë që i gjithë procesi të vazhdojë të ndiqet nëpërmjet platformës nacionale të dialogut për decentralizim.Duke përmbyllur se një proces i strukturuar mirë i dialogut në mes institucioneve dhe qytetarëve është instrument kyç për të prodhuar politika të mirë informuara në pronësi të publikut dhe rritjes së besueshmërisë në proces.

Gepostet von Besnik Tahiri am Donnerstag, 14. Februar 2019

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Partisë Demokratike (PD), Edi Paloka, e ka gjuajtur…