Tahiri: Pasojat e pezullimit të dialogut strategjik po ndihen, Ruboi nuk bëri njoftim zyrtar për ‘takimin’ me Osmanin

25 shtator 2025 | 11:13

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka vlerësuar se Kosova po i ndjen pasojat e pezullimit të dialogut strategjik nga ShBA-ja.

Ajo ka thënë se kjo është vërejtur edhe në takimin që këmbë që pati presidentja Vjosa Osmani me sekretarin e Shtetit, Marco Rubio.

Tahiri ka shkruar  në “Facebook” se këtë  për “takim” kryediplomati amerikan nuk e bërë njoftim zyrtar.

“Po ndjehen pasojat e pezullimit dialogut strategjik nga Amerika. Sekretari Marco Rubio ia zgjati dorën Osmanit, por nuk bëri njoftim zyrtar, ndërkohë që bëri për të gjitha takimet që pati në Asamblenë e OKB-së. Në ditët ne vijim, Kosova do t’i ndjenë edhe me dëmtuese këto pasoja”, ka shkruar Tahiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Duke u bazuar në Ligjin Nr. 08/L-181 për Vlerësimin e…