Tahiri: PDK s’e ka ende kandidatin për kryeministër, por s’ka sfida në lidership
10 mars 2026
| 22:51
Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Arian Tahiri, ka dhënë një vlerësim rreth përgatitjeve të partisë për zgjedhjet e ardhshme.
Ai ka theksuar se, megjithëse ende nuk është diskutuar kandidati për kryeministër, PDK është e konsoliduar dhe nuk ka sfida në lidership.
“Nuk është temë që është diskutuar, por mendoj që Partia Demokratike e ka edhe kryetarin edhe lidershipin edhe është pjesë që nuk është temë ose sfidë ky aspekt. Nuk e ka ende kandidatin për kryeministër, por mendoj që është e konsoliduar në të gjitha aspektet tek kjo pjesë. Pjesa e listës dhe këto do të diskutohet më vonë, por nuk është që ka sfidë në lidership”, u shpreh Tahiri.



