
Tahiri për darkën e Kurtit me Kallasin: BE-ja bëri të ditur se nuk njohin kryeministër në detyrë
23 maj 2025
| 13:41
Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiti, e ka komentuar darken e mbrëmshme të kryediplomates së BE-së, Kaja Kallas, me kryeministrin në detyrë Albin Kurti.
Ajo ka thënë se ky ishte një mesazh i qartë për Albin Kurti.
Tahiri ka shkruar në “Facebook” se kjo ka treguar se BE-së nuk e njeh Kurtin si kryeministër në detyrë.
“Kaja Kallas e qiti Kurtin me një cep të restoranti. Pra BE-ja bëri të ditur se nuk njohin kryeministër në detyrë, por njohin kryeministër zyrtar që del nga konstituimi i Kuvendit dhe Qeverisë”, ka shkruar Tahiri.