Tahiri për mospjesëmarrjen e Kurtit në samitin e Tiranës: I bën dëm sigurisë së Kosovës

01 mars 2024 | 12:54

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, është deklaruar pas përfundimit të kryesisë së Kuvendit, ku kritikoi kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për mospjesëmarrjen fizike në Samitin BE-Ballkani Perëndimor, që u mbajt dje në Tiranë.

Tahiri vlerëson se mungesa në këto mekanizma do të jetë një dëm i madh për sigurinë e vendin tonë dhe të rajonit.

“Përjashtimi i Kosovës nga një agjendë e tillë është jashtëzakonisht dëm për agjendën evropiane. Republika e Serbisë për 16 vite e ka luftuar prezencën e Kosovës si shtet i barabartë me të gjitha shtetet e rajonit në të gjitha mekanizmat”.

“Serbia sot nuk ka nevojë që të angazhohet që Kosova mos të trajtohet barabartë me shtetet e rajonit në këto forume rajonale që janë tepër të rëndësishme edhe për çështje të sigurisë dhe integrimit, është vet kryeministri i Kosovës që e përjashton Kosovën nga këta mekanizma. Pra, është një dëm i madh për sigurinë e vendit tonë dhe të rajonit tonë”, ka thënë Tahiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, i ka…