Tahiri përshëndet vendimin e Metës për mosdekretimin e Gent Cakajt

10 janar 2019 | 14:55

Ish-ministrja e Dialogut, Edita Tahiri, e ka përshëndetur vendimin e presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta, për mosdekretimin e Gent Cakaj në pozitën e ministrit të jashtëm të shtetit shqiptar.

Ajo ka thënë se Meta nuk e ka dekretuar Cakajn për shkak se ishte pro prekjes së kufijve të Kosovës.

“E përshëndes vendimin kombëtar dhe vizionar të presidentit të Shqipërisë në mbrojtje të kufijve të Kosovës. Ai sot nuk dekretoi një kandidat për ministër të jashtëm që ishte pro prekjes se kufijve, të nominuar qëllimshëm dhe me djallëzi nga kryeministri Rama”, ka shkruar Tahiri në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë me dije se…