Tahiri pret në takim përfaqësuesit e Bankës Botërore, flasin për digjitalizimin e shërbimeve publike

20 maj 2019 | 18:19

Koordinatori Nacional për Reforma Shtetërore, Besnik Tahiri, ka pritur sot në takim përfaqësuesit e Bankës Botërore me seli në Uashington, Cem Dener, udhëheqës i specializuar i qeverisjes dhe Jonas Arp Falloë, specialist i lartë i sektorit publik.

Tahiri ka treguar se temë kyçe e diskutimit ishte digjitalizimi i proceseve publike, fushë kjo me rëndësi të veçantë për Administratën Publike dhe qytetarët, në procesin e reformës.

“Përmbyllja e pakos së ligjeve të Reformës së Administratës Publike, ajo në fushën e Inspektimeve dhe reduktimi i lejeve dhe licencave është i domosdoshëm të ndiqet me lidhje të sistemeve përmes digjitalizimit. Digjitalizimi i shërbimeve Administrative dhe Publike, është element i rëndësishëm në eliminimin e procedurave dhe thjeshtëzimin e marrjes së shërbimeve nga qytetarët”, ka thënë Tahiri pas takimit.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i degës së Nismës Socialdemokrate në Gjakovë, Fazli Hoxha,…