
Tahiri: Propozimi i LV-së për komision hetimor, i tmerrshëm
Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, e ka quajtur të tmerrshëm propozimin e Lëvizjes Vetëvendosje për formimin e një Komisioni Hetimor për dhunën në familje dhe vrasjen e grave.
Tahiri ka thënë se ky komision do të kishte kuptim që ta propozojë opozita.
“Ato që u diskutua në kudër të këtij takimi ishte edhe një iniciativë nga LV-ja për themelimin e një komisioni hetimor për hetimin e dhunës në familje dhe vrasjes së tyre. Sikur ky komision të propozohej nga opozita do të kishte kuptim, kjo të propozohet nga pushteti është e tmerrshme. Kjo qeverisje tash e dy vjet ka dështuar në shumë hallka”.
“Kur vjen puna që pushteti të propozojë komision hetimor i bie që duhet t’i shkarkojë ministrat e dy dikastereve përkatëse”, ka thënë Tahiri pas mbledhjes se Kryesisë së Kuvendit.