Tahiri: Qeveria e ka shumicën

17 prill 2018 | 23:37

Koordinatori Nacional për Reforma Shtetërore, Besnik Tahiri, ka thënë se qeveria e vendit, e udhëhequr nga Ramush Haradinaj, e ka shumicën në Kuvendin e Kosovës.

Ai ka thënë se Lista Serbe zyrtarisht është ende pjesë e Qeverisë Haradinaj, përkundër deklaratës së saj për dalje nga koalicioni qeverisës i vendit.

“I shoh çdo ditë, në Qeveri e në Parlament”, ka thënë Tahiri në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7, duke folur për Listën Serbe.

“Qeveria i ka 62 vota, e ka shumicën”, ka deklaruar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dhjetëra mijëra persona po protestojnë në qendër të kryqytetit armen,…