Tahiri: Qeveria është shndërruar në një ndërmarrje për punësime familjare

02 gusht 2021 | 16:53

Shefi i Grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka kritikuar qeverinë Kurti për 100 ditët e para të qeverisjes.

Në seancë parlamentare, ku po diskutohet për 100 ditëshin e qeverisë Kurti, ai ka përmendur zotimet që kryeministri i kishte bërë gjatë fushatës zgjedhore.

“Për të pasur këtë debat ne do të duhet të dimë se sa prej këtyre iniciativave janë realizuar. Kjo qeveri ka premtuar se do të ndërtojë 160 çerdhe, pra i bie që çdo 9 ditë të niset nga një çerdhe. Dhe çka kemi parë deri më tani është asgjë. Ka premtuar se do të ndajë nga 150 euro për familjet që kanë më pak se 5 mijë euro të ardhura vjetore, por çka ndodhi gjatë këtyre 100 ditëve, padyshim që jo, pra zero. E treta është se erdhi në pushtet se do ta jetësojë çështjen e sigurimeve shëndetësore, por deri tani asgjë nuk është bërë për të siguruar këtë”, ka deklaruar Tahiri.

Ai ka deklaruar se gjatë kësaj periudhe kohore qeveria është shndërruar në një ndërmarrje për punësime familjare.

“Pra premtuat ekonomi që ka më shumë prodhim, eksport, më shumë punëtorë, e kontrata pune. Çka ndodhi gjatë kësaj kohe, rreth 60 mijë që mbetën pa punë gjatë pandemisë mbetën pa përkrahje. Premtuan depolitizim të institucioneve. Këto 100 ditë pamë se si kjo qeveri është shndërruar në një ndërmarrje të fuqishme për punësime familjare. Premtuan vetting dhe në këto 100 ditë nuk pamë asgjë, jeni bllokuar në një koncept-dokument”, ka thënë Tahiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
KB Prishtina ka vazhduar me përforcimet për sezonin e ardhshëm.…