Tahiri: Qeveria Kurti ia paska gjetur çelësin kishës serbe në oborrin e UP-së

10 qershor 2021 | 16:56

Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, ka reaguar pas mbajtjes së meshës në kishën ortodokse, e cila gjendet në oborrin e Universitetit të Prishtinës.

Duke kritikuar institucionet e Kosovës, Tahiri ka thënë se Qeveria Kurti ia ka gjetur çelësin kishës ortodokse serbe në Prishtinë.

Ai ka thënë se Kurti ende pa arritur në takimin me Aleksandër Vuçiqin, ia ka bërë “dhuratë” këtë çelës.

“‘Kishës’ së pretenduar e të kontestuar që u ndërtua dhunshëm në oborrin e universitetit, e cila simbolizon terrorin e Millosheviqit, Qeveria Kurti ia paska gjetur çelësin.  Ende pa arritur në tryezën e bisedimeve me Vuçiqin, kryeministri qenka kujdesur t’i bëjë ‘dhuratë” sa për t’ia ndrequr disponimin.  E nesër në seancë, sigurisht se do të na flet për parime e kësi gjerash”, ka shkruar Tahiri në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kompania mbrapa ndërtimit të naftësjellësit “Keystone XL”, ka hequr dorë…