Tahiri: Serbia synon forcimin e ushtrisë kundër vendeve të rajonit

29 nëntor 2021 | 12:47

Ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, ka reaguar ndaj Serbisë për miratimin e një dokumenti strategjik për zhvillimin afatgjatë të ushtrisë serbe.

Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se përmes kësaj strategjie Serbia synon forcimin e ushtrisë kundër vendeve si Kosova, Shqipëria, Kroacia dhe Bosnja.

Sipas saj, edhe iniciativa rajonale “Ballkani i Hapur” është në shërbim të forcimit të ushtrisë serbe.

“‘Ballkani i Hapur’ për të rritur ushtrinë e Serbisë. Vuciqi hapi letrat, në sipërfaqe punon gjoja për bashkëpunim tregtar ndërsa në strategji synon forcimin e ushtrisë serbe kundër vendeve si Kosova, Shqipëria, Kroacia dhe Bosnja. Thekse nga dokumenti strategjik ushtarak janë bërë publike nga mediat serbe. Faktorët perëndimor duhet të reagojnë  për ta ndalur disbalancin ushtarak në rajon që kërcënon paqen dhe sigurinë”, ka shkruar Tahiri.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, ka thënë se iniciativa rajonale…