Tahiri: Shëndeti i minatorëve, në gjendje alarmante

02 nëntor 2023 | 22:19

Grupi Parlamentar i AAK-së, i drejtuar nga kryetari Besnik Tahiri, ka vizituar minatorët grevistë të Trepçës, ku u informuan për gjendjen e tyre shëndetësore në ditën e dhjetë të grevës.

Tahiri ka theksuar se kjo grevë është sociale dhe nuk është politike, dhe sipas tij, qeveria duhet të veprojë urgjentisht.

“Nga afër pamë që shëndeti i minatorëve është në gjendje alarmante dhe se veprimi i Qeverisë duhet të jetë i shpejtë në funksion të shpëtimit të jetës së minatorëve. Kjo grevë është sociale dhe nuk është politike”.

“Sindikatën e minatorëve e njoftuam, që si parti, nuk jemi këtu për interes politik, por për t’u solidarizuar me ju, duke qenë të gatshëm që të japim kontributin tonë në ngritjen e shqetësimeve të tyre dhe zgjidhjen e problemit përmes mekanizmave në Parlament të Kosovës”, ka bërë me dije Tahiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka obliguar të gjithë punonjësit…