Tahiri: Sovraniteti i vendit është i rrezikuar

08 qershor 2023 | 14:58

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se sovraniteti i shtetit nuk ka qenë asnjëherë më i rrezikuar.

“Nuk duhet ta tejkalojmë me qetësi dhe normalitet faktin që sovraniteti i Kosovës është reduktuar në një oborr, në një kopsht dhe në një zyre të një kryetari, që kryeministri e quan herë me ‘K’ të madhe e herë me ‘k’ të vogël”.

“Është reduktuar sovraniteti tek njësitë tona të cilat po e mbrojnë një pjesë dhe një zyre, e cila e ka shumë të diskutueshëm legjitimitetin demokratik. Për ne është me rëndësi të thuhet se ashtu siç e ka pasur kryeministri Kurti mbështetjen në shumë tema, e ka edhe tash në mbrojtjen e pikave 1 dhe 31 të doganave”, ka thënë Tahiri gjatë fjalimit në Kuvendin e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti përmes një postimi në “Facebook”,…